E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Bodybuilding, pasioni i jetes sime"

Bodybuilding, ose sic e quan ndryshe Marin Meksi, "kulturizem", eshte sporti i cili prej 8 vjetesh eshte bere pjese e jetes se tij. 24-vjecari qe ka mbaruar studimet per Juridik e qe punon si diplomat ne Ministrine e Jashtme, i biri i shkrimtares se mirenjohur Mira Meksi, ka ende nje sfide perpara vetes: te shkoje i pergatitur mire ne nje kampionat nderkombetar dhe te vije prej andej me medalje. Megjithate, ndoshta kjo sfide do te ishte e fundit per te, pasi ai synon t'i perkushtohet me teper punes se tij ne dikaster, e per me teper po ndjek edhe studimet per Finance. Interesant eshte fakti qe djali qe peshon plot 102 kg dhe eshte i gjate 1.80 m, ka ne plan, se bashku me te emen, qe te shkruaje nje liber, madje, disa ide i kane hedhur sakaq ne leter. Zanafilla e kesaj disipline daton ne antikitet, ku me format trupore simbolizohej fuqia e mashkullit, fisnikeria dhe harmonia me natyren. Kjo tradite u ndoq per shekuj te tere, derisa me pas u praktikua si sport. Bodybuilding eshte bere se fundmi mjaft popullor edhe ne Shqiperi, madje Marin Meksi shton se kjo ka lidhje edhe me pershtatjen e natyres se shqiptarit dhe gjenetikes se popullit tone, gje qe verehet edhe me afrimin e mjaft te rinjve prane federates se Bodybuilding. "Nuk mund te le pa permendur cilesite e vecanta te sportisteve nga Kosova, si Esat Lata, Flamur Rexha, te cilet kane garuar me sportistet tane nga mbare kombi dhe kane sjelle kulturen dhe eksperiencen e tyre ne kete sport", shton Meksi, diplomat ne Ministrine e Jashtme.

Tanime qe prej 8 vjetesh ju merreni me Bodybuilding. Si ju lindi ideja per t'u praktikuar ne kete lloj sporti?

Ne menyre shume spontane, si shume te rinj te apasionuar pas deshires per te pasur nje trup te bukur dhe te shendetshem. Me pas ambicia te ben te kerkosh me shume nga vetja dhe nis faza ku je ne start kompetitiv ndaj te tjereve, pasioni kalon ne profesion dhe sakrifica te ben te finalizohesh me medalje.

Sa popullor eshte ky sport ne Shqiperi, ne raport me disiplina te tjera?

Te gjitha disiplinat e tjera ne baze kane kete sport, pra te gjitha stervisin ne kompleksitet muskujt, per te dhene nje rezultat sa me te frytshem ne sportin e tyre. Sepse sa me solid te jete muskuli dhe fuqia e tij, e nderthurur me shpejtesine, gjithmone eshte me rezultativ. Ne Shqiperi mendoj se sa vjen dhe po behet me popullor, per arsye se shqiptaret jane nje popull gjenetikisht i pershtatshem per kete sport dhe sigurisht forca e tyre e karakterit dhe e ambicies i ben ata te jene progresist ne sportet e forces dhe burrerise.

Ju praktikoni gjithashtu edhe jogen?

Jo, e kam perdorur ne terminologji, thjesht si nje qetesi shpirterore dhe perqendrim te mendjes, qe vjen si rezultat i ngarkeses me pesha, gje qe te jep mundesine e shkarkimit te energjive negative te akumuluara gjate dites.

Format trupore te atyre qe merren me sportin Bodybuilding jane shpeshhere te stimuluara me substanca te ndryshme. C'mendim keni ju per kete? A ndodh kjo edhe ne Shqiperi?

Ne vendin tone ky sport zhvillohet ne menyre shume profesionale, duke mbajtur dieta te forta, stervitje titane dhe nje regjim te pathyeshem. Mendoj se e gjithe kjo pune pasqyrohet dukshem ne larmine e formave trupore te sportisteve. Ne cdo kampionat bodybuilding, sportistet i nenshtrohen testeve te dopingut, te bera nga GA IFBB.

Na tregoni dicka per kampionatin e Bodybuilding qe organizohet cdo vit ne vendin tone?

Kampionati i Bodybuilding eshte nje nga evenimentet me te rendesishem te ketij sporti ne vendin tone. Pas pergatitjes se shumte gjate vitit, mundi dhe sakrifica e sportisteve matet ne menyren me burrerore, ne skenen e madhe te mbushur me spektatore dhe nje juri profesioniste. Ky kampionat organizohet nga Federata e bodybuilding, me ne krye president dr. Flamur Topi dhe sekretar Rando Kukelin. Eshte nje kampionat i pervitshem, i cili organizohet ne fund te tetorit. Ne te marrin pjese atlete nga e gjithe Shqiperia, si dhe nga Kosova e diaspora. Ndarja behet ne tre kategori: ne ate te te rinjve deri ne moshen 21-vjecare, ne ate te senioreve, deri ne moshen 40-vjecare, si dhe kategoria master, me personat mbi 40 vjec. Kampionet e kategorive garojne per titullin e kampionit kombetar. Me pas, per cmimin mbarekombetar ata garojne me sportistet nga Kosova.

Kemi pare qe si risi eshte bere pjese e sportit shqiptar edhe bodyfitness per femra. Si ushtrohen kete femra dhe si e marrin nismen per t'u integruar ne kete sport. A paragjykohen ato?

Femrat, si nje barazi gjinore ne cdo fushe te jetes me meshkuj, kane sigurisht nje vend te vecante ne sport, madje ne shume sporte ne vendin tone dhe ne bote ato jane edhe kampione. Keshtu qe federata jone eshte e hapur qe femrat te jene pjese e federates sone, me te njejtat disiplina regjimi, diete dhe stervitje. Te femrat procesi i stervitjes se muskujve eshte ne fakt me intensitet me te ulet, gjithmone me idene e ruajtjes se hijeshise, brishtesise dhe feminitetit. Pra, ideja e bodyfitnnes per femra, i ngjason me teper nje konkursi bukurie, ku si element tjeter pervec gjatesise, bukurise fizike dhe harmonise se linjave te bonifikuara, behet edhe vleresimi. Duhet te dallojme qarte bodybuilding nga bodyfitness, pasi kjo e fundit eshte nje disipline artistike, gjimnastikore, duke ruajtur finesen e femres dhe pa prishur asnje linje apo forme fizike.

Ju punoni si diplomat ne Ministrine e Jashtme. Si e keni nderthurur kohen, per t'u marre edhe me sport edhe me diplomaci? Ku e shihni veten ne te ardhmen?

Eshte e vertete qe ka veshtiresite e saj dhe diplomacia edhe sporti, por sigurisht prioritet ka diplomacia e vendit tim. Sporti eshte ne plan te dyte, ne kuader pasioni dhe ne perkujdesje dhe kulture te vecante qe duhet te tregoje kushdo per shendetin dhe pamjen e tij, ne cdo pozicion shoqeror qofte ai, sepse jep me shume rezultat. Mundohem ta racionoj kohen, ne menyre qe t'i jap cdo gjeje kohen qe i takon. Persa i perket te ardhmes, veten e shoh aty ku do t'i nevojitem me shume vendit tim.

Pak kohe me pare, ne media u komentua (ndoshta per shkak te fizikut tuaj), nje foto e juaja me Argita Berishen, vajzen e kryeministrit te vendit. Keni ndonje koment per kete?

No coment

E keni trasheguar ndopak artin e penes nga mamaja juaj, Mira Meksi? A ju pelqen te shkruani?

Sigurisht qe me pelqen te shkruaj, ndoshta jo me te njejtin gjenialitet, por me pelqen te shkruaj dhe eshte nje nder planet e mia ne te ardhmen e afert qe te shkruaj dicka me mamane time. Kemi vendosur pika gjate narracionit te fantazise sone, te cilat do t'i bejme me konkrete ndoshta ne ndonje roman.

Ju keni fituar disa medalje. Cili eshte synimi juaj i ardhshem?

Qellimi im ne lidhje me sportin e bodybuilding eshte nje dileme e madhe. Se afermi duhet te shkoj i mirepergatitur ne nje kampionat nderkombetar. Nese eshte kjo dalja ime e fundit ne skene, duhet te sjell nje medalje per vendin tim. Them se ndoshta eshte gara e fundit, sepse jeta ime ka tjeter forme dhe njeriu krijon familje, eshte karriera dhe shume pak kohe te mbetet per sportin. Une e di se cdo te thote te behesh kampion dhe koha reale nuk me del per te bere nje gje te tille, por dua te shtoj qe sporti i bodybuilding eshte pasioni i jetes sime, por vete jeta eshte nje gare qe une do mundohem ta fitoj.

Intervistoi: Fjoralba Shahaj

Medaljet

2006 : nenkampion i bodybuilding (junior)

2007: kampion bodybuilding per peshen 90 kg

prill 2007 : kampionati ballkanik: Maqedoni ne finale

korrik 2007: kampionati evropian Rusi, finale


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›