"Te huajt qajne me kenget e mia"
Irini Qiriako, tanime mes cmimeve te shumta qe ka marre gjate karrieres se saj, do te rreshtoje padyshim edhe ate qe ka marre pak kohe me pare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, nga komuniteti shqiptar qe jeton atje. Behet fjale per cmimin "Njeriu i vitit", per te cilin ajo shprehet mjaft entuziaste. Ne nje interviste per "KJ", ajo thekson dhe njeherazi kerkon qe shteti qe dikasteri i Kultures te investoje me shume per te ruajtur muziken popullore dhe ate polifonike, pasi kjo eshte nje pasuri nderkombetare qe rrezikon te zhduket. Sipas saj, artistet nuk jane te pasur, madje ata nuk do te jene kurre, por kushtet dhe nevojat i detyrojne ata te kendojne neper dasma e aktivitetet modeste ku i ftojne, duke vene kesisoj ne rrezik zerin e tyre.
Mes cmimeve si "Mjeshtre e Madhe" dhe "Qytetare e Nderit", se fundmi ju eshte akorduar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes cmimi "Njeriu i vitit". Na tregoni dicka me teper rreth ketij evenimenti.
Po, eshte e vertete, me rastin e festave te 28-29 Nentorit, une mora nga komuniteti shqiptar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, cmimin "Njeriu i vitit". Jam artistja e pare shqiptare qe e marr kete cmim dhe duhet te them qe ishte nje kenaqesi e jashtezakonshme, dhe emocion tejet i vecante akordimi i ketij cmimi, pasi kjo do te thote qe ata me duan shume.
Pervec komunitetit shqiptar, ju keni kenduar edhe per publikun francez, italian, gjerman etj. A e perjetojne ata muziken tone polifonike?
Po e pelqejne, por imagjino te qaje francezi, suedezi, gjermani, qe ky i fundit nuk qan kollaj. Qanin me shperthimin e dufit dhe vajtimit te brendshem te kenga "Mbece more shoke mbece". Edhe pse nuk e kuptonin gjuhen, cfare lotesh shikoje te njerezit dhe me thonin qe "edhe pse nuk kuptojme fjalet, ne ndiejme gjithcka qe thoni ju". Polifonia ishte dicka vertet e papare ne jeten e tyre. Prandaj une kisha nje merak qe dua ta shpreh, qe perderisa muzika polifonike eshte unike ne bote, nje pasuri e mbrojtur edhe nga UNESCO, mendoj qe shteti duhet te tregoje nje vemendje te vecante, qe te mbeten sa me shume albume, ne trashegimin e kombit. Nese vazhdon me keto ritme, do vije dita qe do shuhen, ky eshte nje thesar qe ka bota, ndaj shteti duhet te vere dore.
Ku ndjeni me teper kenaqesi, para publikut ne diaspore?
Vleresimet jane te shumta, une e ndjej kenaqesine kudo, por ne diaspore ndjej me teper mallin dhe brengen e madhe qe kane ata njerez. Lotojne ata, lotoj edhe une, qajne ata, qaj edhe une bashke me ta. Jane disa emocione te vecanta, qe me ngacmojne shpirterisht, madje edhe fizikisht, qe edhe me traumatizojne.
E keni marre ndonjehere ne konsiderate idene, per te jetuar jashte vendit?
Mjaftueshem mendoj se jane vajtjet e mia jashte Shqiperise, une e jap keshtu kontributin tim. Por qe te shkeputem nga skena shqiptare dhe nga publiku shqiptar e kam shume te veshtire, ndaj nuk e kam menduar ndonjehere seriozisht.
Vendlindja juaj, fshatin Finiq, eshte i njohur per kenget popullore. Shkoni shpesh atje?
Shkoj, sidomos kohet e fundit kam pasur shume ftesa edhe per koncerte ne gjuhen e nenes sime. Jam mrekulluar me kenget polifonike qe ka fshati im, qe nuk i mbaja mend se kam ikur ne moshe te vogel nga Finiqi. Nuk do t'ju besohet po t'ju them qe kam qare si femije kur jam ndeshur me keto kenge te rralla dhe te jashtezakonshme te asaj krahine. Jane xhevahire qe nuk e dija se ekzistonin, pasi une jam shkeputur qe ne moshen 5-vjecare prej andej.
Ne fakt, ju keni nisur te kendoni qe ne moshen 5-vjecare. E mbani ndopak mend ate kohe?
Mbaj mend qe mbyllja deren e kendoja, ndersa zeri im buciste fort.
Po ne familje keni pasur kengetare te tjere?
Po, babai im ka nje ze te vecante, me shume muzikalitet, edhe nena ime kendon shume bukur. Une i kam ngjare babait, them se po te ishte ne kohen e sotme, do te ishte talent i jashtezakonshem.
Ne familjen tuaj te vogel, nuk e keni lene trashegimi kete talent?
Im shoq ka qene ushtarak, ndersa ime bije eshte studente ne vitin e gjashte per Mjekesi. Per te kenduar nuk ia thone, jane te stonuar te dy, por qejf e kane muziken, padyshim. Pas meje jane shume te dashuruar.
Mund te na tregoni dicka per projektet tuaja te aferta?
Kam shume projekte ne fakt, jam e obliguar edhe me "Maratonen e kenges" qe do te organizohet ne vere, Gjergj Leka ka gjithashtu nje projekt madhor, ku une jam e ftuar nga ky kompozitor per te kenduar ne gjitha trevat shqiptare. Kam edhe projekte te miat, qe perfshijne ftesat ne diaspore. Nuk duhet te harroj kurrsesi angazhimet e mia per albumet polifonike. Mendoj nga vera te nisin incizimet. Dua te bej dy albume te tjere me muzike polifonike, eshte projekti im me ambicioz, qe ia kam vene si detyre vetes, per te lene e vlerave te popullit tim. Eshte e nevojshme te shtohet repertori i polifonise, qe kur te vijne ne Shqiperi ata qe jane femije sot, te thone "mire Irini, qe ishte vertet kengetare e muzikes polifonike, por cfare i la ketij vendi". E ndiej si obligim jo vetem shpirteror, por edhe si nje detyrim juridik, per t'ia lene brezave te ardhshem.
Sa i perket anes financiare, ne c'nivel ndodhen kengetaret e muzikes popullore ne Shqiperi?
Ministria e Kultures duhet te mendoje me teper, te ngreje nje fond te vecante, qe te promovoje vlerat e vendit. Te gjeje nje menyre ose nje rruge per te biseduar me perfaqesuesit e UNESCO-s, qe te jepen fonde, ne menyre qe ne te ngreme keto vlera. Kjo eshte nje detyre e madhe qe i shtrohet ketij dikasteri. Artisti nuk mund te behet taksidar duke kerkuar lart e poshte, madje do ndiheshin te fyer, artistet kane nje mision, ate te kenges.
Ne pergjithesi, kengetaret popullore, marrin pjese ne aktivitete te ndryshme private. Mund te themi se jane te pasur ata?
Artistet kurre nuk jane te pasur, kurren e kurres, sidomos ketu ne Shqiperi. Ata qe kane oferta, bejne jete te mire, por jo kushedi se cfare. Edhe ata qe shkojne neper dasma, shkojne nga halli, jo se duan. Une per vete nuk shkoj neper dasma, pranoj vetem ftesat per koncerte, sepse dasmat te shkaterrojne kordat vokale, harxhohet fyti, eshte sterforcim. Nuk eshte se fitohen te ardhura marramendese, fitohen para sa per te jetuar mire, per te mbajtur familjen.
Dime qe ju i bini edhe ciftelise, si e keni mesuar kete vegel?
Po, une kendoj edhe kenget e Veriut me cifteli. E kemi mesuar, sepse na duhej, sic na duhej pianoja etj. Kur kam punuar me francezet, ishte nje gje shume e vecante dhe e bukur, qe e pelqeni kudo qe kemi qene me koncerte.
Ju kendoni kenge nga te gjitha trevat e Shqiperise. Si ka mundesi qe ndjeheni mire me te gjitha krahinat?
Jane disa kenge qe me pershtaten, sigurisht per aq sa me pelqejne edhe mua, pasi une kendoj kenge qe me pelqejne. Duhet te them se kam intuiten qe t'i kap shpejt.
Mendoni se muzika popullore po peson nje rizgjim nga kerkesat e artdashesve?
Muzika popullore do te jete e perjetshme, publiku e do ate gjithmone. Nuk ka mundesi qe te mos pelqehet, eshte njelloj si e pelqen muziken popullore turku, greku etj. Populli nuk do ta ndaje kurre nga vetja, sepse ne e kemi gjenetike kete muzike. Kaq te pasur e te larmishme e kemi, saqe nuk te lodh asnjehere. Lum ai kompozitor qe di t'i punoje bukur dhe mjere ai qe i banalizon, sepse ai hidhet ne koshin e plehrave. Shume kengetare kane dale nga tregu, nuk i pelqen publiku, qe eshte vendimtari, ai te do, ai te mban, ai te heq.
Bisedoi: Fjoralba Shahaj