E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISHP, virusi H1N1 mund te rikthehet ne vjeshte

Virusi i "gripit te derrit" mund te mbetet ne keto nivele gjate kesaj kohe, nderkohe qe ekziston mundesia qe ai te rikthehet edhe nje here ne periudhen e vjeshtes. Kjo eshte pohuar nga drejtori i Institutit te Shendetit Publik, Alban Ylli. Sipas tij, vazhdojme te mbetemi ende ne fazen e peste te pandemise dhe kjo, sepse gjate dites se djeshme nuk ka pasur nje perhapje te gripit, ashtu sikurse edhe gjate diteve te fundit. "Behet fjale per nje vale te pare, e cila duket se eshte e lehte, por mendohet se do te kemi nje shperthim te mevonshem te ketij gripi ne periudhen e vjeshtes. Kjo kur virusi te rikthehet ne hemisferen e veriut. Nese nje situate e tille vjen ne Shqiperi, element baze ,eshte mos grumbullimi i individeve dhe ndarjen sociale", ka pohuar drejtori i ISHP-se, Alban Ylli. Sipas tij, ekspertet dhe perfaqesuesit e Ministrise se Shendetesise mblidhen dy here ne dite, per te diskutuar mbi situaten ne vendin tone dhe ne bote.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›