E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komision nderqeveritar, kunder "gripit te derrit"

"Gripi i derrit" ka angazhuar edhe qeverine shqiptare, e cila ka marre masat paraprake nese do te shenohet ndonje rast i tille. Per kete arsye gjate dites se djeshme, eshte ngritur komisioni nderqeveritar per te marre te gjitha masat, ndaj kesaj semundjeje infektive. "Kjo semundje po ecen drejt permasave te pandemise, me te dhena kontradiktore, ne disa vende me forma shume virulente dhe ne disa te tjera me pak virulente. Ju siguroj se nje komitet nderqeveritar, do te ngrihet per te perballur dhe per te marre te gjitha masat si per parandalimin e saj, ashtu edhe per cdo eventualitet, si per shembull ne rast se shqiptaret mund te kene qene ne Meksike, sepse rastet nga kane ardhur, kane qene vizitore ne Meksike", ka pohuar kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha. Sipas tij, qeveria do te marre te gjitha masat e rekomanduara nga Organizata Boterore e Shendetesise, por edhe nga specialistet e tjere ne vend, ne menyre qe te kete sa me pak probleme. "Ne po e marrim me shume seriozitet dhe absolutisht asnje vend, nuk eshte imun nga kjo semundje. Ne do te marrim te gjitha masat dhe disponojme te gjitha mjetet, per te marre masat e nevojshme financiare, medikale", ka theksuar kreu i qeverise. Nga ana tjeter edhe Ministria e Shendetesise, ka ngritur nje komision te posacem per perballimin e virusit te shkaktuar nga derri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›