E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndertimet pa leje, legalizohen 40 banesa, ne proces 60 te tjera

Elbasan- Zyra e ALUIZNI-t ne Elbasan, ben pronare 40 qytetare te tjere qe kishin ndertime pa leje. Diten e djeshme, Zyra e Pasurive te Paluajtshme ka nisur procesin e dhenies se vertetimit te pronesise, per ata persona qe kishin perfunduar procedurat e kerkuara me pare. ALUIZNI e ka konsideruar te mbyllur punen e saj me dhenien e lejeve te legalizimit. Dhe akti perfundimtar ishte dhenia e vertetimit te pronesise. Ata qe perfituan, konsiderohen me prona dhe te barabarte, si gjithe te tjeret. Vete perfituesit shprehen mjaft te gezuar dhe pohojne se ky ishte nje premtim i mbajtur nga Partia Demokratike, i cili po behet realitet. "Mua me duket e pabesueshme qe sot kam ne dore tapine e shtepise se re", shprehet Fatri Luarati. Ne fillim nuk e besuam, se nje dite do beheshim me prona, por tani ky eshte nje realitet dhe ne mund ta trashegojme brez pas brezi". I moshuari Qani Dyrma, me tapine e re ne dore dhe i emocionuar thote se nuk gjen dot fjale per te shprehur gezimin. "Eshte nje dite e shenuar per familjen time. Tani jam i qete, sepse familjen e kam bere me prone. Kemi shpenzuar shume te holla per ta ngritur banesen. Por deri tani asgje nuk ishte e sigurt. Ajo nuk ishte prona jone", thote i moshuari. Specialisti i ALUIZNI-t ne Elbasan, Hyqmet Zane, u shpreh se po punohet me ritme te shpejta per te vazhduar pa nderprerje procesin e nisur. "Zyra jone eshte duke punuar me intensitet te larte per te finalizuar me sukses procesin e legalizimeve. Sinkron me legalizimet po ecen edhe procesi i kompensimit te ish-pronareve", tha Zane.

F. Salliu

Kosova

Shefi i Zyres se Pasurive te Paluajtshme Elbasan, Klevis Kosova, deklaroi se, "ky eshte dokumenti i fundit qe i njeh qytetaret pronare te ligjshem me prona dhe me te drejta te barabarta si gjithe te tjeret". Ne proces jane edhe 60 raste te tjera. Elbasani numeron 18.500 ndertime pa leje ne shkalle qarku.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›