E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce, politikanet takojne te papunet

Dita e Punetoreve ne qytetin e Korces, ka kaluar pa asnje aktivitet nga ana e punetoreve dhe sindikatave te ndryshme. Edhe qytetaret jane treguar indiferente dhe e kane kaluar si nje dite te zakonshme pushimi. Por, nuk ka munguar angazhimi i politikes se majte. Disa te rinj te Levizjes Rinore per Integrim kane protestuar para zyres se punes, duke u shprehur se e vetmja force politike, qe do t'u jape mundesi te gjithe shqiptareve te kene mundesi punesimi, eshte LSI. Ndersa deputeti socialist, Ben Blushi, ka shfrytezuar kete dite per te zhvilluar takime me disa te papune ne lagjet nr. 4 dhe 11 te qytetit. Blushi u shpreh se nje nga objektivat e programit elektoral te PS-se, eshte eliminimi i varferise dhe hapja e vendeve te punes, pasi ne te gjithe vendin, ashtu si ne Korce, nje ne dy burra eshte i papune.

D. Z.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›