E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boeing Co teston Dreamlinerin e ndërtuar me karbon e titanium

SHBA- Boeing Co përfundoi me sukses fluturimin e parë të provës me avionin e ri Dreamliner të ndërtuar me një ndërthurje karboni e titaniumi, edhe pse distanca e përshkuar që më e vogël për shkak të motit të keq. Ky fluturim u realizua mëse dy vjet më vonë në krahasim me afatin e parashikuar për shkak të problemeve në sektorin e projektimit. Fluturimi i shumëpritur i 787 Dreamliner dhe më pas ulja e tij u ndoq me interes nga qindra punonjës të Boeing, zyrtarë të lartë të industrisë aeronautike, adhuruesit të avionëve e gazetarë.
Ngazëllimi dhe lehtësimi shpirtëror përshkoi masën e madhe të njerëzve pas uljes me sukses të avionit. "Sot është një ditë e madhe për kompaninë Boeing dhe mbarë industrinë aeronautike. Ekipi ynë u përkushtua i tëri në procesin e realizimit të këtij avioni. Sot kemi të drejtë të ndjehemi krenarë pasi kemi ndryshuar historinë e aviacionit" tha administratori i përgjithshëm i programit të realizimit të Dreamliner 787 Scott Fancher. "Mu duk sikur fluturova me të ardhmen e Boeing" tha krye-piloti, kapiteni Mike Carriker.
Dreamliner, i stolisur me logon e famshme bardhë e blu të Boeing, u ngrit nga Paine Field në Everett, Uashington e më pas u ul në Boeing Field në Siatëll. (e.n/S.Topi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›