PS në protesta pa aleatët, Milo hedh poshtë zërat për përcarje
TIRANE- Aleatët e Partisë Socialiste tërheqin vëmendjen e selisë rozë për faktin që janë lënë jashtë protestave të nisura këtë javë nga Durrësi. Kreu i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo në një intervistë për News24 deklaron se të paktën socialistët duhet të kishin paralajmëruar paraprakisht që ata do të ishin të vetëm në këto protesta.
“Ne nuk kemi ndonjë kundërshtim që Partia Socialiste të veprojë edhe vetë kur ajo e shikon të arsyeshme, por ajo cka mund të kemi ne si vërejtje është që duhet të ishim lajmëruar paraprakisht qoftë edhe për efekte korrektese që këto veprime PS do ti kryente vetëm.Përtej kësaj vërejtjeje PDS e unë personalisht nuk kemi asnjë vërejtje tjetër.” shprehet Milo.
Gjithsesi Milo hedh poshtë zërat për një carje të koalicionit të majtë duke lajmëruar mbledhjen e një tryeze të të gjithë partive të opozitës për të vendosur, tha ai për hapat e mëtejshëm në funksion të realizimit të kërkesës për hapjen e kutive të votimit.
“Ne presim që së shpejti të takohemi me drejtues të Partisë Socialiste dhe me aleatët e tjerë të opozitës për të vijuar konsultimet për mënyrën se si do të veprojë opozita gjatë javëve të ardhshme. Kanë manipuluar dhe keqinterpretuar deklaratat e mija në të cilat unë absolutisht nuk kam shfaqur një mendim dhe një kërkesë të tillë sikur unë gjoja do të bëhesha iniciator i një takimi të përfaqësuesve të partive të tjera për të diskutuar rreth veprimeve tona të ardhshme pa pjesëmarrjen e Partisë Socialiste” tha Milo.
Partia Socialiste nisi e vetme protestat të hënën e kësaj jave me qytetin e Durrësit ku kanë munguar aleatët e majtë e të djathtë, tashmë në opozitë. Mësohet se selia rozë nuk i ka bërë thirrje aleatëve të saj që ti bashkohen në turin e dytë të protestave, madje nuk është zhvilluar asnjë tryezë për këtë tur protestash e cila përmbyllet këtë vit më 21 dhjetor me Tiranën për të rinisur sërish në muajin janar.
(e.n/News24/BalkanWeb)