Korcë, policia shton masat me afrimin e festave
KORCË- Me afrimin e festave të fundvitit, policia e Korcës ka shtuar masa dhe kontrollet në qytete dhe jashtë tij. Drejtoria e policisë së Korcës në bashkëpunim me task forcën e Tiranës do të kalojnë në shërbime të përforcuara në akse. Njësitë takse-forcë janë përqendruar kryesisht në aksin Korcë - Kapshticë dhe Korcë - Pogradec por edhe në qendër të qytetit, segmente në të cilat pritet rritje e qarkullimit vecanërisht pas nisjes së fluksit të emigrantëve.
Ndërkohë që janë shtuar kontrollet ndaj automjeteve dhe drejtuesve. Në lidhje me situatën në pikat kufitare, në doganën e Kapshticës dhe Kakavijës ka nisur ardhja e emigrantëve me rastin e festive, por në bazë të burimeve zyrtare nga këto dy pika kufitare nuk kemi të bëjmë ende me një fluks, por me një numër normal hyrjesh dhe daljesh.
Në Kapshticë aktualisht punohet me numrin maksimal të sporteleve, ndërkohë që në të dy pikat kufitare pritet rritje e fluksit gjatë kësaj fundjave.
(m.a/News24/BalkanWeb)