Pekin, darka “romantike” në restorantin-tualet
PEKIN- Një restorant i hapur së fundmi në Pekin nuk ofron darka romantike nën dritën e qirinjve megjithatë është një joshje e madhe për ata që i pëlqejnë shakatë në lidhje me banjot. Të pesëdhjetë vendet që iu ofrohen klientëve të këtij restoranti janë punuar me paisje banjosh. Pjatat shërbehen në paisje banjoje në miniaturë ndërsa pijet në urinore. Klientët i fshijnë duart e buzët me letër higjienike e cila qëndron e varur mbi tryezë ndërsa ëmbëlësira është një çokollatë në formë jashtëqitje.
Zbukurimet e përdorura në këtë restorant të vogël janë mbledhur nga administratorja e tij, Qin Min, në të katër anët e vendit. Qin tha se donte t’i zbaviste klientët e saj duke i bërë të harronin telashet dhe lodhjen e një dite të gjatë pune ndërsa shijonin një darkë të pazakontë. "Ky ambjent nuk është aspak tradicional. Ai i bën njerëzit të gëzuar e të lumtur si dhe i shplodh ata. Klientët tanë më të vjetër vijnë këtu për të darkuar e njëkohësisht për tu zbavitur. Ata thonë se iu pëlqen ushqimi në këtë vend" tha Qin.
Ideja e ndërthurjes së jashtëqitjes me ushqimin nuk është e re. Restorante të ngjashme në Tajvëan e Njujork kanë rezultuar të suksesshme për vite me rradhë. Pronarja e një restoranti të tillë në Pekin tha se e kishte marrë nga të tjerët këtë ide. Ky restorant në Pekin u hap 18 muaj më parë. Ushqimet që shërbehen në të mbajnë emra të pazakontë. Më e famshmja është "Kapsllëku ynë i famshëm" , një pjatë me patate shumë të skuqura.
Ky restorant frekuntohet nga të rinj, sidomos studentë. Nie Jiuqiang ndjek studim për dekorim ambjentesh të brendshme. Ai tha se nuk kishte qenë kurrë më parë në një restorant të tillë. "Nuk më pëlqente një ide e tillë, por tashmë kam ndryshuar rrënjësisht mendim" tha Nie.
(e.n/S.Topi/BalkanWeb)