E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boeing prodhohet avioni i pare Dreamliner

Ëndrra e boing shndërohet në një realitet komercial ndërsa Dreamliner -787 i dorëzohet zyrtarisht klientit të parë japonez. Boeing thotë se projekti revolucionar me fibra karboni do tu kursejë linjave ajrore karburant në masën 20 % ndërsa do tu garantojë pasagjerëve një fluturim më të rehatshëm me më shumë ajër në kabinë dhe dritare më të mëdha elektronike. 

Avioni i parë që kushton 200 milion dollar i është dorëzuar kompaninë japoneze Nippon Airways me një vonesë tre vjecare qe Boingut i kanë shkaktuar miliarda dollar humbje. Boeing ka marrë porosi për ndërtimin e 821 Dreamliners, të cilat do të jenë rivalet e Airbus A350 në qiej.

I dizenjuar për të udhëtuar 52 % me gjatë se cdo boing 767 Dreamliner shpalos një vision të ri të Boing. Bëhet fjalë për një avionë më të lehtë për të cilët Boeing thotë se do të jetë pjesë e një filozofie afatgjatë ndonëse sfidat inxhinjerike kanë shkaktuar vonesa e humbje të shumta për kompaninë amerikane.

Delina Bitraku

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›