E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta ne Libi gjenden gjurme armesh atomike

Konfirmohen dyshimet se ish-regjimi i Tripolit kishte në zotërim armë të cilat ndodhen nën embargo ndërkombëtare, përfshi edhe depo për ruajtjen materialeve radioaktive. Ishte Agjencia Atomike e OKB-së që sinjalizoi praninë e armëve të dyshimta në territorin libian, të cilat duhet të merren nën mbrojtje, për shkak të rrezikshmërisë që paraqesin.

Ndërsa, video të publikuara nga qyteti i Sabhas, i sapomarrë nën kontroll nga forcat kryengritësve, japin prova të depove ku mbahen materialet radioactive. Në video mund të shihen maska gazi dhe veshje mbrojtëse që përdoren vetëm për mjedise me rrezatim radioaktiv.

Mohammed al-Ajili, një inxhiner bërthamor tregon një depo e cila sipas tij, përmban uranium natyral, një nga fazat drejt uraniumit të pasuruar që përdoret për armë bërthamore. Në depo u gjendën edhe shufra uraniumi që përdoren për të prodhuar ujin e rëndë, një tjetër kompontet për armët.

Këshilli Kombëtar i Tranzicionit në Libi thotë se trupat në terren kanë gjetur armë të ndaluara ndërkombëtarisht në qytetet e Sabhas dhe Vadanit, por nuk dha detaje për to.

Në një konferencë në Bengazi, Mustafa Abdel Xhalil theksoi se qeveria e përkohshme do të kërkojë ndihmë nga ekspertë  ndërkombëtarë për t’i larguar këto armë në mënyrë të sigurtë për popullsinë.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›