Kampionatet europiane rezultatet e javes

Bajerni i Mynihut vazhdon të dominojë kampionatin gjerman, duke regjistruar fitoren e gjashtë radhazi në Bundesligë. Viktima e radhës për skuadrën e drejtuar nga Jup heinkens ka qenë Bajer Leverekusen, që në “Allianz Arena” është dorëzuar në humbjen e pastër 3-0. Thomas Mueller dhe Daniel van Buyten do të shënonin dy gola në pjesën e parë, duke vulosur fatin e ndeshjes në 45 minuta, ndërsa në pjesën e dytë Arjen Robben do të arshivonte suksesin e bavarezëve me golin e tretë.
Pas javës së shtatë të Bundesligës, Bajerni i Mynihut kryeson renditjen me 18 pikë, dy më shumë se Ëerder Bremen që në sfidën e tij ka mundur me vështirësi 2-1 Hertën e Berlinit. Miqtë do të shënonin të parët me ramos në minutën e 3-të, ndërsa venjdasit e drejtuar nga Thomas Schaf do të përmbysnin gjithcka falë dygolëshit të shënuar nga Claudio Pizarro.
Në kampionatin francez Rennes ka shpërdoruar një mundësi të mirë për t’iu bashkuar rivalëve për titull në krye të klasifikimit, duke barazuar 1-1 me St. Etienne. Megjithse do të mbyllnin pjesën e parë në avantazh me golin e Hadji, vendasit nuk do të mund të merrnin maksimumin në këtë ndeshje, pasi St.Etienne do të barazonte shifrat me Aubumeyang në minutën e 56-të.
Në Hollandë, AZ Alkmaar ka marrë kryesimin e renditjes pas fitores 2-1 në fushën e saj kundër Feyenoord, që I ka dhënë fund ecurisë positive në këtë sezon. Vendasit do të përmbysnin avantazhin e skuadrës së drejtuar nga Koeman, që për shumë minuta në pjesën e dytë luajti me dhjetyë lojtarë.
Nertan Prifti