E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani: 100 vjetori i pavarësisë, festa do të jetë e madhe për shqiptarët

28-11-2011 / Gazeta 55

Vlorë, Forumi Rinor Demokrat vizitë në Muzeun e Pavarësisë në Vlorë

Forumi rinor i Partisë Demokratike në Vlorë, ka organizuar një takim dy ditor me rastin e 99 vjetorit të pavarësisë. I iniciuar nga forumi lokal i PD-së, pjesëmarrës ishin anëtar të rinisë demokrate nga e gjithë Shqipëria, si dhe kryetari i forumit rinor të PD-së, deputeti Gerti Bogdani. Vizita e parë ka qenë në Muzeun e Pavarësisë, ku janë njohur me stendat e muzeut dhe historinë e shtetit shqiptar të pasqyruar në të. Kryetari i forumit rinor të PD-së për Vlorën, Armando Cakrani përshëndeti qytetarët vlonjat për festën, duke e cilësuar si krenari të veçantë të qenit vlonjat. Kreu i forumit rinor të Partisë Demokratike të Shqipërisë, deputeti Gerti Bogdani, në fjalën e tij e cilësoi si të rëndësishëm pjesëmarrjen e përfaqësuesve të forumit rinor të PD-së nga rrethe te ndryshme, në qytetin e pavarësisë në këtë vigjilje të 99 vjetorit të pavarësisë. Ndërsa përmendi me shumë rëndësi se viti që vjen, ai i 100 vjetorit do të përbëjë festën më të madhe për shqiptarët.
“Ne kaluam në parlament buxhetin, u shpreh Bogdani, ku festimi i 100 vjetorit të pavarësisë do të jetë festa më e madhe e të gjithë shqiptarëve në këto vite”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›