Vriten 38 militantë të Al Qaedës në Jemen

Zyrtarët e Jemenit thonë se sulmet ajrore kanë vrarë të paktën 33 militantë të dyshuar të Al Qaedës në jug të vendit.
Burimet e cituara nga agjencitë perëndimore të lajmeve, thonë se 27 militantë janë vrarë dhe 55 të tjerë janë plagosur nga aeroplanët luftarakë të SHBA-së, në provincën Al Bajda.
Përfshirja e aeroplanëve amerikanë nuk ka mundur të konfirmohet. Në valën e dytë të sulmeve, që ka ndodhur një ditë më vonë, aeroplanët jemenas kanë sulmuar pozicionet e Al Qaedës pranë Jarit, duke vrarë gjashtë militantë.
Sulmet ajrore kanë qenë të parat prej vrasjes së 185 ushtarëve më 4 mars, nga pjesëtarë të Al Qaidës në provincën Abjan.