Bogdani: “Ajri i Veronës më jep forcë”

Albania-sport.com (AS) - Erjon Bogdani i dehur nga ajri i Veronës. Sulmuesi shqiptar ishte shumë mbresëlënës në debutimin e tij të parë me Kievon në fitoren me Katanian (2-1). Pelisier autori golit të fitores flet për Bogdanin, të cilin e ka partner sulmi: "Është integruar shumë mirë me grupin, lidhja jonë ishte e mirë. E kërkuam dhe e gjetëm njeri-tjetrin. Nuk bëri gol kësaj radhe, por ishte i dobishëm për skuadrën, një ndeshje për një sulmues race". Një asist pikërisht për Bogdanin që u paraqit për herë të parë në një sallë shtypi si lojtar i Kievos. "Duket qartë se ajri i Veronës më bën mirë, - pohoi duke qeshur sulmuesi shqiptar, - por, më duhet të falënderoj misterin (trajnerin) dhe shokët e skuadrës për besimin që më dhanë. U integrova shumë mirë shumë shpejt, më duket se kam qenë këtu prej muajsh. Dua të shtoj se kam luajtur gjithmonë, që jam stërvitur në vazhdimësi dhe se nuk kam probleme fizike". Bogdani ka më pak se një javë që ka kaluar te Kievo, teksa më parë ka luajtur me armiqtë e përjetshëm të Kievos, Hellas Verona "Cfarë efekti bën? Jam një lojtar profesionist, më duhet të mbroj ngjyrat e skuadrës për të cilën jam teseruar, - pranon Bogdani, - por nuk mund të harroj atë që kam bërë në Verona. Me Hellas ka luajtur sezonin tim më të bukur, edhe pse te Siena vazhdova mirë, shpresoj ta përsëris edhe te Kievo".