Sander: “Skela, faktori 1 i mbijetesës”

Albania-sport.com (AS) - Trajneri Sander në fakt llogarit një rikthim të shpejtë të Skelës, madje në qendrën e grumbullimit të Energie Cottbus në Belek të Turqisë. "Është ende e paqartë se kur ai do të jetë 100% plotësisht i gatshëm. Por unë nga ana ime e shoh atë në katër javë". Humbja e Cottbus (3-4 nga pika e bardhë) me kampionen turke të vjeshtës, Fenerbahce dëshmoi se Enrgie ka shumë nevojë për fantazistin shqiptar për t'i cuar sulmuesit te golat. "Nuk do të shkojë gjatë dhe Ervin Skela do të në ndihmojë shumë në luftën për mbijetesë", shton Sander.