E Shtunë, 31 Tetor 2026

Testi i parë i Salihit, Ried humbet 2-3 me Spartakun e Moskës

SK Ried, skuadra austriake e Hamdi Salihit humbi 2-3 miqësoren me Spartakun e Moskës, takim që u luajt në Belek të Turqisë. Trajneri i SK Ried, Helmut Kraft, pohoi se nuk ndihet i shqetësuar nga rezultati: "Nuk do të ketë asnjë gjobë. Rezultati është në rregull. Ne jemi këtu për të punuar shumë fort. Lojtarët kryesorë nuk luajtën më shumë se 45 minuta". Blerja e re e Ried, sulmuesi shqiptar Hamdi Salihi luajti si sulmues pykë (4-5-1) vetëm në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, tekniku Helmut Kraft aplikoi skemën 4-4-2, ku dyshja e sulmit u përbë nga Damjanovic dhe Daniel Kasner.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›