Nebiu në Rusi, Nuriu në Haka

Nga Vullnet DAUTI
Tetovë, 14 janar - Futbollisti shqiptar, Nebi Mustafi është në kërkim të një skuadre të re, për t'u angazhuar jashtë Maqedonisë. Ai thotë se rreth transferimit të tij të mundshëm në Zvicër nuk ka asgjë, ndërsa do të shihen alternativat tjera. "Nuk u pajtova me kushtet që mi ofroi klubi zviceran. Nga ana tjetër një skuadër ruse është e interesuar për shërbimet e mia. Në ditët në vazhdim do të shohë se a do të shkojë të luaj në kampionatin rus ose jo", është shprehur Mustafi. Sa i përket kampionatit vendor Nuri Mustafi theksoi se gjasat për të ngelur në Maqedoni janë shumë të vogla, kurse nuk është i interesuar të kalojë as në kampionatin shqiptar të futbollit. "As për në Dinamo të Tiranës nuk ka asgjë. Tani ka ngelur vetëm të bisedojmë për transferimin tim në Haka të Finlandës. Në rast se edhe këtu nuk arrij marrëveshje, atëherë unë do të mbetem te Shkëndija‘79", ka pohuar mbrojtësi Nuri Mustafi.