E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdani: Bashkia e Tiranës gënjen për mungesë fondesh

Bashkia e Tiranës nuk ka realizuar ende 45% të fondeve të saj për vitin 2009 dhe në këtë kuadër, justifikimi i Edi Ramës për mungesë fondesh është i gënjeshtërt. Një konstatim të tillë e bëri dje deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, në një deklarim për mediat. Sipas Bogdanit, Bashkia e Tiranës nuk mund të nxjerrë pretendime të tilla për mosdekorimin e kryeqytetit me rastin e festave të dhjetorit. "Ky qëndrim i kryetarit të bashkisë nuk ka asnjë lidhje me mungesën e fondeve, sepse nga buxheti vjetor për vitin 2009 prej 5.2 miliardë lekësh, deri më datën 30 nëntor, Bashkia e Tiranës ka realizuar vetëm 2.8 miliardë lekë, apo 55% të buxhetit dhe janë të parealizuara 45% të tjera apo 2.4 miliardë lekë", deklaroi deputeti i PD-së. Megjithatë, sipas Bogdanit, është mirë që Bashkia e Tiranës të paktën ka filluar të përdorë zbukurimet e vjetra dhe ka filluar të vendosë pemën e vjetruar të Vitit të Ri, pas deklaratës së PD-së për zbukurimin e qytetit me rastin e festave të fundvitit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›