Bogdani: “Do t’i hapim punë Holandës”

Sulmuesi i ri i Livornos, Erjon Bogdani, u paraqit me shumë grintë në ndeshjen e kontrollit kundër përfaqësueses U-19 (8-0). "Er-Bomber" në 45 minutat të aktivizimit të tij realizoi dy gola (dy të parët) dhe dha asistin e dy golave të shënuar nga Kapllani dhe Lala. Pas përfundimit të pjesës së parë, Bogu foli për gazetarët.
Erjon, të gjithë janë shprehur se do të shënojmë kundër Holandes, por sa do të jetë ajo e realizueshme
E realizueshme? Nuk e di sa do të jetë e tillë, por si sulmues kam detyrë të luaj dhe të shënoj gol, pastaj edhe Kombëtarja ka këto katër ndeshjet e fundit që s'ka pësuar gol dhe ka luajtur shumë mirë dhe shpresoj se Holandës do t'i hapim shumë punë në Tiranë.
Jeni te Livorno, përshtypjet e para?
Kam qendruar vetëm një ditë atje, shkova të shtunën, luajta të dielën dhe erdha në ekipin Kombëtar. Megjithatë bëra dhe zgjidhjen time pasi dëshira ime ishte të luaja me Kategorinë e Parë (Seria A) dhe t'i jepja vazhdimësi karrierës sime. Jam një vit si i huazuar te Livorno dhe shpresoj të luaj sa më mirë dhe të shënoj sa më shumë gola.
Dash Frasheri