E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man.Utd, Ferguson “kandidon” Kueiroz

"Do të më pëlqente që Kueiroz të merrte vendin timn kur të tërhiqesha". Tekniku i Mancester Junatid, Ferguson, përcakton pasuesin e tij. "Do të ishte një ndër kandidatët më të mirë. Do të më pëlqente që ai të më zëvendësonte, por do të jenë drejtuesit që do të vendoste", rrëfen trajneri skocez. Sër Aleks Ferguson, 65 vjec, nuk tha se kur do të tërhiqej, por ndihet se është shumë pranë këtij momenti. "Është e vështirë të largohesh pas gjithë këtyre viteve. Nuk do të jetë një vendim i lehtë për t'u marrë, por vjen një kohë që duhet ta bësh".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›