Kaziragi: “Nuk i zë besë Shqipërisë”

Shpresat e Italisë janë duke u përgatitur për dy sfidat e radhës kundër Ishujve Faroe dhe Shqipërisë. "Cfarë Italie do të jetë" – thotë trajneri Pierluixhi Kaziragi.- Shpresojmë të jetë si ajo që pashë në pjesën e parë kundër Francës, apo të kem një skuadër që arrin të bashkojë cilësitë dhe sasitë". Trajneri i Italia U-21, përpara se të ndeshet me Shqipërinë e Artan Bushatit, më datë 11 shtator në Durrës, do të përballet në Trento me Ishujt Faroe, më 8 shtator. "Në letër janë dy ndeshje të lehta, por e dimë mirë, se në arenën ndërkombëtare, mund të lodhesh kundër cfarëdo lloj kundërshtari. Ajo ndaj Ishujve Faroe mund të jetë ndeshja më e qetë, por nuk i zë besë: mjafton të mendosh atë që vuajti kombëtarja e madhe në shtëpinë e tyre, pra nuk duhet t'i nënvlerësojmë". Kaziragi, megjithatë ka besimin maksimal te skuadra e tij. "Ekipi im, - shpjegon tekniku, - ka cilësi të mëdha në fazën ofensive dhe shumë cilësi dhe shumë sasi në mesfushë, më duhet vetëm të gjej vetëm përzierjen e duhur, t'i përmirësoj në profilin e vazhdimësisë në harkun e 90 minutave. Duhet të luajmë ashtu sic kemi bërë, me mentalitet ofensiv, por pa rrezikuar shumë". Skuadra U-21 e Italisë do të mbërrijë në Tiranë nga Verona ditën e hënë, dhe të martën pasdite do të përballet me Shqipërinë në Durrës. Shqipëria humbi ndeshjen e parë në Itali me rezultatin e thellë 4-0. Kroacia udhëheq Grupin 1 me gjashtë pikë në dy ndeshje, Shqipëria me tri pikë në dy ndeshje, ndërsa Italia ka tri pikë në një ndeshje.