Bogdani Duhet te bejme shume gola

Per skuadren e Cezenes duket se qe tani kane filluar ndeshjet e veshtira. Themi keshtu pasi per tre jave rresht ekipi romanjol do te perballet me skuadrat te cilat do te luftojne deri ne fund per qendrimin ne Serine A. Takimin e radhes skuadra e Bogut do ta zhvilloje ndaj Barit te vendit te fundit me pas me 5 dhe 19 dhjetor ne stadiumin Manuzzi bardhezinjte do te presin Bolonjen dhe Kaljarin. Per ndeshjen qe do te luhet ne San Nicola shtatlarti shqiptar kujtoi se perballe Cezena do te kete nje skuader me lojtare mjaft cilesore. Deri me tani Bari ka pasur shume fat te keq. Ne atje duhet qe te realizojme sa me shume gola. Nuk duhet te humbim asnje shans - tha Bogdani. Me tej shtatlarti i sulmit kuqezi pohoi se skuadra ku ai militon ne Serine A eshte mjaft mire. Sipas tij ekipit romanjol i mungon vetem pak eksperience pasi ne te kundert do te kishte me shume pike. Mendoj se ne dy apo tre takime fare mire mund te merrnim barazimin ndash vazhdoi Bogu. - Kete vit edhe pse kemi akoma shume rruge per te bere mendoj se kemi treguar se kush jemi. Ne mundem te paren e Serise A flet per Milanin dhe keshtu treguam se kemi nje skuader te mire. Une mendoj se ne nuk duhet ti shohim te gjitha gjerat gri. Ne duhet te jemi pozitive pasi po luajme shume ndeshje te bukura. Tani ne takimin qe do te luajme ne Bari ne do te kemi mundesi te bejme mire dhe tu tregojme te gjitheve se mund te marrim rezultat te mire edhe jashte stadiumit Manuzzi. Tani per tani them se vetem nje gje eshte e rendesishme ne nuk duhet te pesojme gol. Pasi per te shenuar ne mund tia dalim ne cdo moment. Ne fund te fjales se tij Bogu autor i kater prej nente golave te shenuar nga Cezena theksoi se ishte i lumtur qe kishte realizuar shume. Une jam nje lojtar qe luaj per te tjeret. Shpresoj qe te vazhdoj keshtu pasi mendoj se jam ne rrugen e duhur. Per sa i perket rikthimit te Budanit mendoj se eshte nje lojtar shume i rendesishem per skuadren tone. Ai eshte nje lojtar me eksperience dhe do te jape kontributin e tij per ekipin - tha Bogdani. Sulmuesi i kombetares shqiptare ne fund te konferences per shtyp tregoi se mund te luante fare mire me Budanin edhe pse ky i fundit eshte nje futbollit me karakteristika te njejta. Bogu u kujtoi gazetareve italiane faktin se edhe tek Kievo kur luante me Pelisierin ne sulm interpretonte rolin e sulmuesit te dyte.