E Diel, 1 Nëntor 2026

Formula 1 Red Bulli ngulmon Veberin e trajtojme si Fetelin

Mateshic Feteli kete sezon mori nje fitore spektakolare. Per numrin nje te Red Bullit kete sezon nuk do te kete pilote te pare

Hierarkite ne shtepine e kanoceve fluturuese pas Boterorit 2010 nuk ekzistojne. Skuderia nga Austria ka bere me dije se per Boterorin 2011 nuk ka zgjedhur askend. Si Sebastian Fetel kampioni i botes ne fuqi ashtu edhe Mark Veberi do te nisin garen ne boterorin e ardhshem nga i njejti pozicion. Red Bulli ka bere me dije se qe te dy pilotet e saj do te trajtohen njelloj.

Mateshic Veberi eshte nje pilot me vlera

Ne boterorin qe sapo lame pas skuderia austriake e beri te qarte qe asnjehere nuk do te vepronte ashtu sic beri Ferrari ne Cmimin e Madh te Gjermanise ne cirkuitin e Hofenhaimit Masa me urdher nga lart i hapi rruge Alonsos duke i dhuruar spanjollit vendin e pare pra 7 pike me shume. Nje gje te tille Red Bulli do te beje edhe ne boterorin e radhes. Vete bosi i skuderise austriake Ditrish Mateshic nepermjet nje konference per shtyp ka zbuluar qellimet e Red Bullit Mark Veber edhe pse humbi boterorin nuk do te trajtohet ndryshe nga Red Bulli. Marku i kishte te gjitha mundesite per te fituar kete titull. Ai ishte shume prane Fernando Alonsos. Ky fakt me mjafton mua per te pare tek australiani vlerat e tij. Une ju tregoj se Red Bulli beson tek te dy pilotet e saj. Si Feteli ashtu edhe Veberi jane pilote te klasit te pare. Ne skuderine tone nuk do te degjoni kurre te flitet per pilot te pare dhe pilot te dyte - tha Mateshic.

Rikonfirmimi

Sipas bosit te Red Bullit kete sezon punen me te veshtire do ta kete Sebastian Feteli. Pilotit gjerman qe kete sezon me titullin e fituar u be dhe kampioni me i ri ne moshe 23 vjec e tre muaj i duhet qe te mbroje titullin. Tashme mbi Fetelin do te hedhin syte te gjithe. Skuadra dhe e tere bota e Formules 1 do te ndjekin me kujdes ecurine e djaloshit nga Hopenhaimi. Feteli fitoi dhe triumfi i tij ishte i shkelqyer per mendimin tim. Ai na dha shume emocione dhe ne 2011-n duhet qe te konfirmoje tere vlerat e tij. Mendoj se rivali i tij i pare do te jete Mark Veberi - perfundoi Mateshic.

Montezemolo Ende nuk e kam marre veten pas humbjes ne Boterorin e F1

Pasi humbi ne garen e fundit titullin boteror per pilote ne Formulen 1 Ferrari eshte i perqendruar ne sezonin e ardhshem. Keto vite kemi fituar shume dhe kemi humbur pak te gjithe bashke. Mund tju them se i vetmi qe nuk e ka kaluar ende merzine e deshtimit ne boteror jam une. Gjithsesi dua tju tregoj se tek Ferrari jemi te perqendruar per makinen e sezonit te ardhshem. Mjaft folem per ate qe ndodhi - deklaroi presidenti i Ferrarit Luka Kordero di Montezemolo. Gjithsesi personalisht merzitem gjithmone kur humbasim kampionatin ne garen e fundit. Me ka ndodhur me pilote si Regaconi 1974 Shumaker 1997 1998 dhe Masa 2008 - vazhdoi me tej Montezemolo. - E rendesishme eshte qe ishim protagoniste te kampionatit dhe vitin tjeter te jemi fitues - perfundoi Montezemolo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›