Jo te gjithe e duan Mesin

Per te gjithe ata qe adhurojne futbollin dhe e konsiderojne kete loje nje sport si gjithe te tjeret Mesi eshte nje perendi. Ndersa per ata qe mendojne ndryshe Pleshti me levizjet e tij konsiderohet si nje arrogant. Per fatin e keq te numrit 10 te Barces tifozet e Panathinaikosit mendojne si ne rastin e dyte. Kete gje helenet e vertetuan dy net me pare. Ne stadiumin Oaka kur kronometri tregoi minuten e 77-te te takimit Panathinaikos-Barcelona nje tifoz grek hyri ne fushe dhe i tregoi gishtin e mesit lojtarit argjentinas. Pleshti 13 minuta nga fundi i takimit edhe pse blaugranet ishin ne epersi te tre golave ndermori nje aksion personal duke gjunjezuar gjysmen e mbrojtjes kundershtare duke u gjendur balle per balle me portierin Tzorvas. Keshtu qe nderhyrja e te riut ne fushe ishte e vetmja menyre per ta ndalur. Per tifozet greke loja e Barces qe ne shenje respekti per kundershtaret sulmoi deri ne sekondat e fundit ishte e para papranueshme. Per vendasit ai tip loje u interpretua si tentative poshterimi keshtu qe ne minutat ne vazhdim kontestuan si te mundnin menjehere pasi arbitri italian Roki rifilloi lojen dhe iu desh qe ta nderpriste perseri per disa minuta ate duke qene se tifozet ne shkallet e stadiumit e verbuan duke i drejtuar lazer ne sy.