Bogdani: Edhe Ibra e Eto’o gabojnë
SHKRUAN: Jeton Selimi 19-04-2011 11:35
Erjon Bogdani nuk ka ndërmed ta lërë pas dore kënaqësinë që i ka dhënë goli ndaj Barit dhe që e ka bërë përkohësisht njeriun më të rëndësishëm të qytetit. Ai gjithashtu kërkon të fokusohet tërësisht te lufta për mbijetesë. “Jam shumë i lumtur për golin, mbase në të shkuarën kam bërë ndonjë gabim më shumë nga sa duhet, por nëse gabojnë edhe kampionët si Ibrahimoviç dhe Eto’o, mund të gaboj edhe unë. Prej disa javësh i ndjej këmbët të më binden më mirë. Edhe kur jam nisur nga stoli, kam kërkuar gjithnjë që të jap më të mirën time për Çezenën. Nëse do t’ia dalim të mbijetojmë, atëherë kemi bërë me të vërtetë diçka të madhe,” ka deklaruar Bogdani