E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma, gati oferta për Xhixhi Bufon

Roma është duke përgatitur ofertë për portierin e Juventusit Xhanluixhi, Bufon, ka njoftuar të hënën e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport”. Lojtari italian thuhet se është njëri prej objektivave kryesore të Romës për afatin kalimtar të verës. Një epokë e re në klub filloi të premten, kur biznesmeni amerikan Thomas di Bendeto kompletoi blerjen e klubit. Roma është e gatshme t’i ofrojë Bufonit kontratë trevjeçare me vlerë prej 4 milionë eurosh në vit. Mirëpo, besohet se Juventus nuk do të lejojë lehtë largimin e Bufonit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›