Bogdani: Edi Rama, njeriu qe pastroi parate e "Hakmarrjes per Drejtesi"
Partia Demokratike reagoi diten e djeshme ashper ndaj kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama, ne lidhje me akuzat e tij per korrupsion ne qeverine Berisha. Zedhenesi i PD, Gerti Bodgani tha se Rama eshte edhe njeriu i cili ka ne sfondin e tij afera korruptive te panumerta dhe lidhje te erreta me boten e krimit te organizuar. "Edi Rama, harron qe eshte njeriu qe pastroi parate e "Hakmarrjes per Drejtesi" me lejet e ndertimit, politikani i vetem qe ne dosjen e tij ne Prokurori, ka kilometra te tera telefonatash me serial killer, perfshire edhe afera intime", theksoi Bogdani ne deklaraten per shtyp. Sipas tij, Rama duke marre rolin e kryehetuesit politik dhe armikut te eger te rruges Durres-Prishtine, kerkon te fshehe pjeset e erreta te historise se tij, te lidhur me krimin dhe korrupsionin. "Rama i njohur ndryshe si Mr. 15% apo Mr. 2-kateshi, eshte kryebashkiaku qe me 22 dokumentet qe duhen per lejen e ndertimit ne Tirane, ka renditur veten dhe kryeqytetin ne pozicionin e 176 ne bote, apo me sakte ne 5 kryeqytetet me te korruptuara te botes, per lejet e ndertimit", vijoi zedhenesi i Partise Demokratike. Sipas Bogdanit, qeveria e drejtuar nga kryeministri Berisha beri qe Shqiperia te renditet ne 10 vendet me te suksesshme ne luften ndaj korrupsionit kete vit, duke u bere vendi i pare ne Ballkan per kete lufte. F.M
Akuza
"Armiqesia e tij ndaj korridorit te shqiptareve, lidhet me faktin se ajo shenon fundin e karrieres se tij politike. Rruga ka kushtuar 2 here me pak se sa ka vjedhur Rama dhe qeverite socialiste ne nje vit, sipas raporteve te BB", tha Bogdani.
Akuza
"Armiqesia e tij ndaj korridorit te shqiptareve, lidhet me faktin se ajo shenon fundin e karrieres se tij politike. Rruga ka kushtuar 2 here me pak se sa ka vjedhur Rama dhe qeverite socialiste ne nje vit, sipas raporteve te BB", tha Bogdani.