Rusmali: Kodi, presim variantin e eksperteve
Shtyhet korrigjimi i Kodit Zgjedhor. Komisioni parlamentar i Ligjeve nuk diskutoi dje mbi dekretin e Presidentit per kthimin e ligjit te zgjedhjeve, ndonese mazhoranca trumbeton se vonesat do te sjellin probleme ne administrimin e zgjedhjeve te ardhshme parlamentare. Kryetari i komisionit, Ilir Rusmali tha dje se ligji nuk ka mberritur ende ne Komision per shqyrtim. Ekspertet jane duke e diskutuar per ta permiresuar, po nuk e kane sjelle. Ai la te kuptohet se ceshtja ka ngecur tek selia roze, e cila nuk ka dhene variantin e saj konkret. Ne nje kohe qe miratimi sa me shpejt i ligjit, nga eksperti i mazhorances, Oert Bylykbashi u cilesua i domosdoshem, duke marre parasysh faktin se duhen ngritur komisionet zgjedhore per ta vene ne zbatim. Kodi Zgjedhor eshte parashikuar qe te miratohet diten e enjte ne seance plenare. Por per te shkuar aty, ai duhet te shqyrtohet dhe miratohet ne Komisionin parlamentar te Ligjeve. Nese drafti i permiresuar, nuk arrin te kaloje diten e sotme, ne komision, veshtire qe ligji i ri te miratohet ne seancen e se enjtes. Per te hyre me pas ne fuqi. Deri me sot, dy partite e medha politike i kane qendruar besnik, idese qe pasaktesite ne Kod te korrigjohen nepermjet nje dispozite kalimtare, qe te vleje per keto zgjedhje.
Rama
"Ështe dita, kur shqiptaret kerkojne me ze me te larte se asnjehere, drejtesi per 26 viktimat e pafajshme te Gerdecit, per qindra miliona euro te grabitura nga fondet e rruges Durres-Kukes dhe per premtimet per nje qeveri kunder korrupsionit, qe ne fakt qeveria eshte njehsuar me korrupsionin".