E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Ora e ktheses po afron

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama kerkoi dje pergjigje nga kryeministri Berisha per tragjedine e Gerdecit, parate e hedhura ne rrugen Durres-Kukes dhe korrupsionin qe ka perfshire vendin, per sa i perket ceshtjes se pronave. Ne diten kunder korrupsionit, teper i ashper, kreu selise roze ngriti gishtin ndaj qeverisjes se Sali Berishes, si shkaktarja e vetme e korrupsionit te madh qe sundon ne vend. "Ështe dita, kur shqiptaret kerkojne me ze me te larte se asnjehere, drejtesi per 26 viktimat e pafajshme te Gerdecit, per qindra miliona euro te grabitura nga fondet e rruges Durres-Kukes dhe per premtimet per nje qeveri kunder korrupsionit, qe ne fakt qeveria eshte njehsuar me korrupsionin", tha Rama. Sipas tij, shqiptaret kane nevoje me shume se asnjehere, per te kthyer faqen e zeze te keq qeverisjes se 17 vjeteve tranzicion, qe me Sali Berishen e dyte, kane shenuar kulmin e shperdorimit te votes e te besimit te tyre. Rama akuzoi se cdo dite, pronat po grabiten ne agjenci e zyra shteterore, ku sekseret e klanit qeveritar bejne kerdine. Sipas tij, pronaret e ligjshem po zhvishen nga e drejta e prones dhe po merren nga te afermit, e klientet e pushtetit. "Drejtesi per pyjet e lumenjte qe shkaterrohen perdite nga korrupsioni, drejtesi per token e bukes e ullishtat qe betonohen perdite nga korrupsioni, drejtesi per plazhet e Shqiperise qe masakrohen perdite nga korrupsioni. Sot une u them te gjithe shqiptareve, socialisteve e demokrateve pa dallim, qytetareve e qytetareve te ketij vendi te marre peng nga nje grusht politikanesh, se eshte koha per t'i dhene jete nje bashkimi te ri burrash e grash, qe duan nje Shqiperi te drejte e te barabarte me te gjithe", beri thirrje Rama. Ne lumin e akuzave, kreu socialist nuk la pa permendur dhe biznesmenin serb Fazllic, qe sipas tij e "ktheu ne sekser te tijin, kryeministrin e vendit dhe brenda tre viteve beri ne Shqiperi 50 milione euro, pa pasur asnje aktivitet tjeter vec bashkepunimit korruptiv me qeverine, dhe pa paguar asnje qindarke". Per te gjitha keto akuza te permendura, Rama theksoi se ora e ktheses per Shqiptaret po afron. E ora e ktheses, jane zgjedhjet e ardhshme parlamentare, nga ku do te zgjidhet edhe Kuvendi i ri. "Vetem te bashkuar si shqiptare e shqiptare, qytetare e qytetare, pastaj edhe si socialiste e demokrate, qe duan nje atdhe te denje per femijet e tyre, ne mund ta bejme realitet kthesen e madhe", tha Rama. Rozeta Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›