Ndarje territoriale, pas zgjedhjeve

Ndarja e re territoriale e vendit nuk do te realizohet para zgjedhjeve te pergjithshme te qershorit te 2009-es per te shmangur perplasjet politike. Zv/ ministri i Brendshem Ferdinand Poni ndersa ka theksuar rendesine e nje ndarjeje te re administrative te vendit, pasi ekzistuesja ka deshmuar mjaft probleme, ka deklaruar se kjo do te realizohet vetem pas zgjedhjeve parlamentare, pasi kerkon nje konsensus te madh per shkak te domosdoshmerise se nderhyrjes ne Kushtetute. "Pavaresisht se kur do te ndodhe ndarja e re territoriale e vendit, dhe pavaresisht nese do te kemi dy apo kater rajone, nje nderhyrje e re ne Kushtetute per kete problem, u jap te drejte shume konstitucionalisteve qe deklarojne se duhet bere nje rishikim i plote i ligjit themeltar te shtetit, ne vend qe te bejme nderhyrje te vecanta per sistemin zgjedhor, per imunitetin e per ndarjen administrative te vendit", deklaroi numri dy i ministrise se Brendshme, Poni. Nje deklarate te tille Poni, nuk ka munguar ta shprehe pikerisht ne momentin kur debati mes partive politike per ceshtjen e Kodit Zgjedhor dhe e ndryshimeve ne Kushtetuten e vendit, eshte ne piken me te larte. Ka qene LSI ajo qe ka kerkuar ndryshime ne Kushtetute, per ta sjelle ate ne gjendjen e meparshme, nderkohe qe partite e medha politike, kane refuzuar nje gje te tille. Ne rast se do te nderhyhej ne Kushtetute per reformen ne ndarjen territoriale, atehere nuk kishte si te justifikohej mosnderhyrja per kerkesa te tjera nga partite e te gjithe spektrit politik, nderkohe qe LSI eshte me aktivja per prishjen e konsensusit te 21 prillit, me argumentin se jane fuqizuar kompetencat e kryeministrit dhe dobesuar ato te Presidentit. Pikerisht, duke e argumentuar me faktin se nje ndryshim i tille ne Kushtetute kerkon konsensus te gjere, atehere gjithcka lihet pas zgjedhjeve parlamentare te vitit te ardhshem, per te pare dhe konfigurimin e Kuvendit te Shqiperise dhe per te krijuar konsensuset e nevojshme per te realizuar nje gje te tille.
PS: Jemi pro ndarjes, por pas zgjedhjeve parlamentare
Partia Socialiste vlereson se realizimi i reformes territoriale eshte urgjente, por duhet te kryet me nje konsensus te gjere. Deputeti socialist, njeheresh sekretari i organizimit te kesaj partie, Blendi Klosi ka deklaruar disa dite me pare per gazeten "KJ" se eshte e veshtire qe reforma territoriale te mund te realizohet para zgjedhjeve parlamentare 2009, po eshte shume e rendesishme, dhe per te duhet te nise puna sa me pare. "Ështe nje nga reformat kryesore dhe duhet diskutuar gjeresisht me konsensus politik. Ka qene dhe nje nga kerkesat paresore te selise roze, ne kohen kur u ulem ne bisedime per procedurat e zgjedhjes se Presidentit te Republikes", tha Klosi, duke komentuar deklaraten e kryeministrit Berisha per nismen e ndarjes se re territoriale. Nderkohe qe ideja e ndarjes se re territoriale ka qene dhe nje ide e kahershme e ish-ministrave socialiste, te cilet kane shfaqur me se nje here shqetesimin se ka komuna me 300 banore, per shkak te shpernguljeve ne zonat urbane dhe bregdeti, cka duhet te sjelle domosdoshmerish nje riorganizim dhe bashkim komunash dhe bashkish. Ide e cila me sa duket pritet te materializohet pas zgjedhjeve te ardhshme parlamentare, pavaresisht se gjate ketyre kater viteve te qeverisjes jane shfaqur dhe tre bashki te reja, te cilat me shume kane pamje fshati se sa qyteti.