Berisha: Mashtrimit të Ramës i përgjigjemi me investime
Gjate përurimi te shkolles 9-vjecare ‘Europa’ ne Bradashesh të Elbasanit, Berisha akuzoi kreun e Bashkissë së Tiranës se po ben politike mashtrimi. Ne pergjigje te politikes se Rames, Berisha premtoi shkolla, internet etj
TIRANE-Kryeministri Sali Berisha akuzoi nga Elbasani kreun e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.
Gjate përurimi te shkolles 9-vjecare ‘Europa’ ne Bradashesh të Elbasanit, Berisha tha se kryebashkiaku Edi Rama po djeg fondet që qeveria shqiptare ka akorduar per shkollat, duket ndertuar vetem dy te tilla, edhe këto në periferi të Tiranës. Berisha shtoi se “politikës së mashtrimit, e trillimit qe kryesocialisti po ndjek ne fushen e arsimit, ne do u pergjigjemi me modernizim, kushte më të mira në shkolla e hapje të Universiteteve”. Në vazhdim të fjalës së tij, Kryeministri Sali Berisha premtoi për dyfishim të numrit të studentëve në vitet e ardhshme, dhe trefishim të investimeve në fushen e arsimit.
Vizita ne Elbasan zhvillohet ne kuader te turit ‘Shqiperia po ndryshon’. Në këtë vizitë ai shoqërohej nga ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Fatos Beja, ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, etj.
(d.b/BalkanWeb)