Librazhd, "Jo" poligonit të shkatërrimit municioneve
Nga Fatmir PopjaDrejtuesit vendorë dhe titullarët e Shërbimit Pyjor në rrethin e Librazhdit kane kundershtuar ndërtimin e poligoneve të reja të municioneve.Të rrezikuara janë sodomos 300 shtëpi të Kutërmanit.
LIBRAZHD-Përfshirja në listën përkatëse të ndërtimit të poligoneve të reja të shkatërrimit të municioneve luftarake edhe për zonën e Zgarës së Librazhdit, një ndër 9 poligonet e caktuar në vendimin e qeverisë për këtë qëllim, është kundërshtuar ashpër nga drejtuesit vendorë dhe titullarët e Shërbimit Pyjor në këtë rreth. Për Emin Mysliun, drejtor i Shërbimit Pyjor, kjo zonë është e mbrojtur me ligj si Park Kombëtar dhe shkatërrimi i municioneve, jo vetëm "dëmton rëndë mjedisin, faunën e pasur, por shkatërron një nga masivet më të ruajtura pyjore në këtë zonë". Ndërsa më i mprehtë është problemi për Firdus Kurtin, kryetarin e komunës Qendër, ku përfshihet territori i piketuar për poligon shkatërrimi municionesh. "Jemi krejtësisht kundër, pasi luhet me jetën e njerëzve. Fare pranë e të rrezikuara janë 300 shtëpi të Kutërmanit. Ne kemi një eksperiencë të hidhur nga prova e 4 viteve më parë në këtë vend, ku u eksperimentua një gjë e tillë", - pohon ai për Gazetën.
PROJEKTI
Drejtuesit vendorë dhe ato të Pyjores, pohojnë se nuk janë njoftuar zyrtarisht për përfshirjen në vendimin e qeverisë të ngritjes së poligonit luftarak në Zgarë, por kanë dëgjuar dhe kanë mësuar për këtë fakt verbalisht. Sipas tyre, vendi ku do të ngrihet poligoni i Zgarës, një ndër 9 të tilla që do të ndërtohen në shkallë vendi, ndodhet vetëm 4 km larg nga qyteti dhe fare pranë qendrës së banuar, fshatit Kutërman të komunës Qendër. Deri në vitin 1990, në këtë zonë ka qenë një repart ushtarak (kundërajror), e njëkohësisht një nga masivet pyjore më të virgjëra në shkallë vendi. Njëkohësisht, kjo zonë dikur ishte rezervat shtetëror i gjuetisë. Pikërisht në vendin ku është menduar të ngrihet poligoni, ka ekzistuar "Vila e Gjuetisë" e Mehmet Shehut, që ruhej dimër-verë me roje. Askush nuk mund të futej në këtë zonë, pale më të gjuante derra të egër apo kafshë të tjera. Tashmë, ajo është zonë e lirë për njerëzit e gjahtarët (me leje), por është një zonë pyjore me status të veçantë. "Pikërisht për këtë fakt dhe për faktin se rrezikohen jetë njerëzish e prona e tyre, nuk duhet të ngrihet poligon në Zgarë", - shton për Gezetën Agim Blloshmi, drejtues i shoqatës mjedisore "Egnatia".
REAGIMI
Drejtuesit vendorë që kundërshtojnë prerë ngritjen e poligonit, japin dhe argumentet përkatëse për këtë fakt. "Shpërthimet e realizuara 4 vjet më parë sollën dëmtime të rënda në afro 40 banesa të lagjeve 'Bahiti' e 'Alla' të Kutërmanit, duke sjellë reagim të ashpër, deri në konflikt me drejtues të ushtrisë. U ndërhy deri në Tiranë dhe u ndërpre eksperimenti. Nuk ka kuptim që të rikthehet përsëri e njëjta situatë", - pohon Firdus Kurti, kreu i komunës Qendër. Por testimi pasuar me konflikte deri në proces gjyqësor, mesa duket është "harruar" nga specialistët dhe drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët firmosin për ngritjen e poligonit në Zgarë. Shqetësimi për këtë fakt ka alarmuar dhe banorët e zonës. "Nuk ka të drejtë njeri të tallet me jetën tonë, të fëmijëve tanë, me pronën tonë. Mua mu shkatërrua plotësisht çatia 4 vjet më parë, u çanë muret e tavanet e sa nuk na zuri shtëpia brenda. Kërkova dëmshpërblim, po më mashtruan. Me paratë e djalit në kurbet rikonstruktova shtëpinë. Ndaj ta dinë, nuk do lemë të plasin predha më afër shtëpive tona", - pohon 63-vjeçari N.Bahiti, nga Kutërmani. Drejtuesit vendorë, ata të Shërbimit Pyjor e mjedisorët, shpresojnë në anulimin e vendimit. Ndërsa banorët thonë se do të nisin protestat, nëse ky vendim nuk anulohet nga qeveria.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)