Kuvendi shtyn deri më 14 nëntor afatin e Komisionit të Posaçëm për Kodin Zgjedhor

Kuvendi i Shqipërisë miratoi dje në seancë plenare shtyrjen e afatit të punimeve të Komisionit të Posaçëm për Kodin Zgjedhor, deri në 14 nëntor 2008. Ndërkohë në seancën e djeshme, deputetët votuan disa projektligje të rëndësishme si: Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Norvegjisë për lehtësimin e lëshimit të vizave. Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Norvegjisë, për ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar". Projektligj "Për disa ndryshime në ligjin nr. 8872, datë 29.03.2002, "Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë", projektligji "Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8932, datë 25.07.2002 "Për dërgimin e një force ushtarake shqiptare në Afganistan në kuadër të koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit" të ndryshuar". ...