E Diel, 1 Nëntor 2026

Bumçi: Opozita shqiptare është një shkretëtirë dhe i mungojnë alternativat për reformat“

Deputeti dhe zëdhënësi i grupit parlamentar të PD-së, Aldo Bumçi, tha të enjten në Kuvend se "opozitës i mungojnë alternativat për reformat në vend". Bumçi i ka bërë këto deklarata pas disa qëndrimeve kundërshtuese të të majtëve, ndaj një numri nismash të qeverisë që lidhen me reformën në drejtësi dhe një sërë reformash në fusha të tjera. Sipas Bumçit, "Opozita shqiptare është një shkretëtirë idesh dhe nuk ka asnjë alternativë. Ajo nuk ka sjellë asnjë debat, pasi debatin e zhvillon vetëm fshatrave në dialogun me Shqipërinë, ku flet vetëm kryetari i saj dhe askush tjetër. Por, debati për çështje të rëndësishme duhet të bëhet në sallën e Kuvendit", tha deputeti Bumçi, në reagim të qëndrimeve kundërshtuese të të majtëve, ndaj një numri nismash të qeverisë që lidhen me reformën në drejtësi dhe në fusha të tjera. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›