E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani: “I njohim aftësitë tona”



Sulmuesi kryesor i Shqipërisë, Erjon Bogdani (12 gola më përfaqësuesen) tregoi respekt për Rumaninë, por brenda kufijve të arsyees, duke shtuar se edhe ekipi shqiptar me kualitetet që ka meriton respekt të ndërsjellët nga kundërshtarët e grupit D ku bëjnë pjesë edhe Franca, Rumania, Bosnja, Bjellorusia dhe Luksemburgu. “Rumaninë e respektojmë si kundërshtar për arsye sepse është një ekip i mirë, por nga ana tjetër njohim edhe aftësitë tona. Nëse luajmë si në ndeshjet e fundit, me një mbrojtje të fortë dhe një sulm që shënon rregullisht, atëherë do t’ia dalim në këtë sfidë”, - tha sulmuesi i Çezenës në Serinë A. Mediat rumune gjatë ditëve të fundit kanë cituar drejtuesit e Rumanisë, të cilët janë shprehur se Bogdani pritet të jetë dhe rreziku kryesor i mbrojtjes rumune. Bogdani në eliminatoret e Botërorit shënoi tre gola, dy prej tyre kundër Portugalisë dhe Danimarkës.

2 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›