Bogdani: Luajmë më mirë me dy sulmues
“Besoj se me trajnerin Kuzhe do të luajmë më shumë në sulm. Në ndeshjen kundër Portugalisë ka mundësi që të luajmë me dy sulmues. Kjo është një gjë e mirë, pasi me dy sulmues kemi mundësi të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe do të na krijohet mundësia të jemi më pranë portës”. Shqipëria ka në dispozicion katër sulmues Erjon Bogdanin (49 ndeshje, 9 gola me Kombëtaren), Edmond Kapllanin (23 ndeshje, 6 gola), Besart Berisha (15 ndeshje, 2 gola) e Hamdi Salihin (12 ndeshje, 1 gol) dhe trajneri Kuzhe, i cili pëlqen dukshëm skemën 4-4-2, ka mundësi të zgjedhë në ndeshjen e vështirë kundër Portugalisë. Në shtatë takimet e para, Shqipëria ka fituar me Maltën (3-0), barazuar me Suedinë (0-0, në Tiranë) dhe Portugalinë (0-0) e Maltën (0-0). Kemi humbur me Hungarinë (2-0, 0-1) e Danimarkën (3-0).