Muzaka: Portugalia të motivon natyrshëm
“Përballë një skuadre si Portugalia motivimi të shtohet vetvetiu, kur luan kundër lojtarëve dhe ekipeve të mëdhenj”, - tha Muzaka, i cili ka në arkivin e tij personal dy gola kundër Milanit, si në miqësoren e fituar nga Tirana (2-1) ashtu dhe në barazimin 3-3 të Kombëtares B, kundër kuqezinjve italianë. “Nuk është çështja se unë kam luajtur mirë kundër ekipeve të mëdhenj, por unë këtë e kam treguar këtë në vazhdimësi edhe në ndeshjet e kampionati, por dhe në stërvitjet e këtyre ditëve”, - shtoi futbollisti i Tiranës. Kroati Kuzhe thirri për ndeshjet dy ndeshjet ndërkombëtare të radhës lojtarët Andi Lila, Ansi Agolli, Gjergji Muzaka, Migen Memelli (të katërt të Tiranës), Elvin Beqiri (Vllaznia), Endri Vrapi (Elbasani), Emiljano Vila (Teuta) dhe Elis Bakaj (Dinamo).