Topalli dhe nënkryetarja e Parlamentit serb diskutojnë për sigurinë në rajon
15/12/2008 Kryetarja e Kuvendit takohet me delegacionet e shteteve pjesëmarrëse në konferencën rajonale për fëmijët
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, është takuar dje me nënkryetaren e Parlamentit të Serbisë, Judita Popovic, ku u diskutua mbi domosdoshmërinë e bashkëpunimit parlamentar veçanërisht në objektivat e përbashkëta integruese. Kryeparlamentarja Topalli e ka cilësuar një moment shumë të rëndësishëm për Ballkanin bashkëpunimin mes dy vendeve jo vetëm për stabilitetin e rajonit, por edhe në plan dy dhe shumë palësh, pasi siç tha ajo, çdo hap pozitiv i secilit prej vendeve tona është hap pozitiv për gjithë Ballkanin. Ndërsa nënkryetarja e Parlamentit të Serbisë, Popoviç, tha se parlamentet e rajonit kanë shumë pika të përbashkëta bashkëpunimi dhe se marrëdhëniet e gjithanshme mes këtyre vendeve janë shumë të rëndësishme në sfidat që ky rajon ka përpara. Duke u ndalur në çështjen e Kosovës, kryetarja e Kuvendit theksoi se Shqipëria mbështet shtrirjen e menjëhershme të misionit të EULEX në të gjithë territorin. Topalli e zhvilloi këtë takim me nënkryetaren e Parlamentit serb, mes një sërë takimesh me delegacionet parlamentare pjesëmarrës në konferencën rajonale për fëmijët, si: Çekia, Ukraina, Polonia dhe Brazili, dhe të organizuar në Tiranë nga Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me IPU-n dhe UNICEF-in. Përfaqësuesit e delegacionit parlamentar çek theksuan se së shpejti Çekia do të përfundojë procesin e ratifikimit të Protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, duke e konsideruar këtë një hap të rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet e Aleancës së Veriut. “Ne besojmë se së shpejti Shqipëria do të jetë pjesë e BE-së, jo vetëm për shkak të progresit të dukshëm, por edhe pasi Evropa është e paplotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor. Anëtarësimi i këtyre vendeve është vital edhe për BE-në, e cila do të mbetej e reduktuar në politikat e saj vetëm me vendet e Evropës Qendrore”, thanë përfaqësuesit e këtyre delegacioneve.