SHBA 150 milione dollare ndihme per Palestinen
Shtetet e Bashkuara njoftuan se do ti japin Autoritetit Palestinez 150 milion dollare ndihma shtese sivjet nderkohe qe rriten tensionet mes palestinezeve dhe Izraelit lidhur me bisedimet e ngecura per paqe ne Lindjen e Mesme.
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton njoftoi per paketen e re te ndihmave ne nje konference per media ku u vendos edhe nje lidhje me video me kryeministrin palestinez Salam Fajad.
Zonja Clinton tha gjithashtu se njoftimi i Izraelit kete jave se planifikon te ndertoje 1.300 njesi te reja banimi ne zonen e kontestuar te Jeruzalemit Lindor i pengon bisedimet e paqes. Megjithate ajo tha se ka akoma mundesi per rezultat pozitiv nga negociatat per paqe ne Lindjen e Mesme. Zonja Clinton pritet te takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu te enjten.
Palestinezet kundershtojne ndertimet izraelite ne territorin qe ata e duan si pjese te shtetit te tyre te ri. Ata thone se nuk do te kthehen ne bisedimet e drejtperdrejta me Izraelin ndersa vazhdojne ndertimet e reja. Sot Presidenti palestinez Mahmoud Abbas beri thirrje per nje mbledhje te ngutshme te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara per te diskutuar rifillimin e ndertimeve te vendbanimeve izraelite.