Tre ish-anetare te parlamentit Britanik ne akuze per vjedhje
Ndaj tre ish-anetareve te Parlamentit britanik jane ngritur akuza ne gjykate lidhur me nje skandal per vjedhje pas deklarimit te shpenzimeve personale si zyrtare. Gjykata e Larte e Britanise mori vendimin se ish-ligjvenesit nuk duhen perjashtuar nga gjykimi. Ish-ligjvenesit kishin kerkuar qe per akuzat ndaj tyre te vendoste Parlamenti si anetare te tij dhe jo gjykatat kriminale.
Gazeta Dejli Telegraf vitin e kaluar identifikoi qindra ligjvenes qe kishin dorezuar listen e shpenzimeve te tilla si punime ne shtepi mobilimin kopshtari dhe ushqim per qente. Sekretarja e Brendshme britanike Jaqui Smith u detyrua te jepte doreheqjen kur u zbulua se ajo kishte kerkuar rimbursimin e parave per dy filma pornografike qe i kishte marre me qira bashkeshorti i saj. Rreth 400 ligjvenesve britanike u eshte kerkuar te paguajne 18 milione dollare pasi u zbulua se kishin perdorur fonde shteterore per shpenzime personale.