E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i Palermos Largohem si i humbur nga futbolli i semure italian

Dy net me pare Milani mundi Palermon 3-1 gjate ketij takimi Ambrozini fitoi nje penallti te dyshimte per vendasit

Java e 10-te e Serise A jo vetem qe shkaktoi nje termet ne klasifikimin e pergjithshem Milani mori kreun per here te pare pas dy viteve kampionat por gjithashtu nxori ne pah problemet e arbitrave dhe te vete sistemit te futbollit ne Itali.

Nje shembull i mire i problemeve te sistemit te semure te futbollit ne Itali keshtu e cilesoi dje presidenti i Palermos Mauricio Zamparini ishte takimi midis Milanit dhe Palermos. Pas kesaj ndeshjeje te fituar nga Milani 3-1 ku Ambrozini mori nje penallti te dyshimte numri 1 i sicilianeve nepermjet nje njoftimi te publikuar ne sitin zyrtar te Palermos pohoi se do te shiste klubin e Palermos. Zamparini beri me dije se ka urdheruar gjetjen e nje ndermjetesi qe do te merret me shitjen e aksioneve. Sipas tij ky vendim vjen pasi ndihet i fyer dhe i mposhtur nga nje bote pseudosportive ku vlerat sportive po humbasin dhe ku mbreterojne fuqite ekonomike e mediatike te 3-4 klubeve qe duan me cdo kusht ti ndajne mes tyre titujt kampione.

Thirrje

Pas komunikates qe beri publike ne sajtin zyrtar te Palermos Zamparini komentoi vendimin e tij ne radion lokale te Romes Radio-Radio. I pyetur se perse kishte vendosur te linte boten e futbollit numri nje i sicilianeve u shpreh se ishte i lodhur nga sistemi italian dhe se shume shpejt do te shkonte te jetonte ne Austri. Pas ketyre fjaleve Zamparini nuk ngurroi qe te sulmonte Federaten Italiane te Futbollit Nese une nuk jam ne Ligen e Futbollit atehere klubet e vogla do te lsquogelltiteshin menjehere. Me pas bosi i Palermos pohoi se eshte i merzitur nga menyra se si tri klubet me te medha italiane drejtojne futbollin ne kete vend. Me tej Zamparini u beri nje thirrje krejt speciale tifozeve Une po iki por shpresoj qe tifozet e Palermos dhe te disa skuadrave te vogla te rebelohen. Ata duhet te organizohen dhe ne numer te madh ti drejtohen kryeqytetit per ti thene lsquomjaft kesaj situate.

Rrefimi

Prej 10 ndeshjesh sulmohem. Ketu ne Itali gjithmone ngrihen ne piedestal ata qe fitojne edhe pse mund te kene arritur suksesin ne menyren me te keqe te mundshme. Une ne qershor mbush 70 vjec dhe ju them se kjo sjellje me ka nervozuar shume. Une jam nje sipermarres ne gjendje shume te mire ekonomike keshtu punoj 12 ore ne dite per pasion dhe jo per para. Une ne futboll nuk kam investuar. Perkundrazi kam hedhur nje pjese te mire te pasurise sime - shtoi bosi friulan per Radio-Radio.

Per takimin e San Siros

Gjate intervistes se dhene per radion romane Zamparini iu rikthye takimit Milan-Palermo duke akuzuar rende kryesorin e takimit. Pas atyre gabimeve qe beri Banti ne ate ndeshje mendoj se duhet pezulluar. Ai duhet larguar nga arbitrimi pasi vetem keshtu mund te japim nje sinjal te forte. Mendoj se ne kete ceshtje duhet qe te nderhyjne vete institucionet. Por Liga e Futbollit dhe Federata nuk i thone asgje budallait Zamparini - vazhdoi presidenti i Palermos. Mendoj se kur arbitrat bejne gabime duhet te ndeshkohen. Por ketu ndodh e kunderta askush nuk thote asgje keshtu qe prandaj them se ka dicka qe nuk shkon. Une nuk kam asgje kunder Nikit presidenti i Shoqates Italiane te Arbitrave dhe Braskit Perzgjedhesi i arbitrave te Serise A per sezonin aktual qe nuk nderhyne fare ne keto probleme. Ata nuk merrem me raste te vecanta - tha Zamparini. - Mendoj se sistemi duhet qe te jape disa ndeshkime shembullore dhe jo ti lene ne dore takimet derbi si premio...

I zhgenjyer

Nje pjese te mire te monologut te mbajtur tek Radio-Radio presidenti i Palermos ia kushtoi edhe sistemit te futbollit ne Itali. Ky eshte nje futboll i semure dhe une prej ketu largohem i mundur. Mendoj se futbolli ne Itali eshte ne doren e tri klubeve. Kur lexoj neper gazeta qe Milani beri nje takim te madh atehere me vete them se Milani beri nje vjedhje te madhe - shtoi Zamparini. Po te kishte ndodhur e kunderta atehere gazetat nuk do te shkruanin per Palermon e madhe por do te shkruanin per vjedhjen e madhe. Gjithsesi them se fjalet e shumta nuk kane peshe pasi sot po lexoj per nje Milan superior dhe per gabimet e arbitrave qe konsiderohen si te natyrshem. Ketu dalloj peshen e klubeve te medha nga pesha e klubeve te vogla - shfryu bosi nga Friuli. Ne 33 ndeshje Milani Interi dhe Juventusi mbledh takimet e tri skuadrave me te forta nuk kane pesuar asnje penallti kete e tregon statistika nderkohe qe ne 11 jave Palermos i kane dhene kater kunder.

Sulmi

Ne fund te fjales se tij Mauricio Zamparini shfryu tere mllefin e tij ndaj futbollisteve te Milanit Disa lojtare te Milanit dhe te Juventusit e dine se kur hidhen ne toke ne zonen e rreptesise shtate here nga dhjete marrin penallti ndersa nje gje te tille po e beri njeri nga futbollistet e mi menjehere merr kartonin e verdhe per simulim. Inzagi dhe Ambrozini e dine shume mire kete pasi gjithmone kane luajtur per klube te medha. Ne fund dua te kujtoj gjestin e Ambrozinit menjehere sapo mori vesh qe i kishin dhene penallti ishte si te thoshte lsquoEc aty Une te rinjve te mi nuk dua tu mesoj dicka te tille. Ambrozinit duhet ti vije turp

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›