E Diel, 1 Nëntor 2026

Igumenicë, policia greke kap një shqiptar me 100 gr metadon

Sekuestrohet në kufirin grek-shqiptar 100 gr drogë e quajtuar metadon ndërsa është arrestuar edhe një shqiptar.
 

Sipas informacioneve droga është kapur nga policia greke në Igumenicë ndërsa është arrestuar edhe një shtetas shqiptar rreth 23 vjeç por nuk bëhet i ditur identiteti i tij.
 

Sipas policisë greke droga është gjetur e fshehur në makinën e 23-vjeçarit dhe kishte hyrë nga Shqipëria.
 

Ndërsa është marrë në pyetje nga policia, 23-vjeçari ka pranuar se do të paguhej 1500 euro për transportin e drogës.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›