E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan Benzi aksidenton 14 vjecarin

Një automjet tip “Benz” me targë Ko 1280 B i drejtuar nga Altin Xhixho 38 vjeç nga Korca, ka përplasur 14 vjecarin I. Kaja me banim në lagjen Syrja Dylgjeri në Elbasan.
I mituri ka qenë duke udhëtuar me biçikletë kur është përfshirë nga automjeti i cili po lëvizte në aksin Elbasan-Metalurgji. I aksidentuari është dërguar menjëherë në spitalin e Elbasanit, por për shkak të politraumës ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila ka bllokuar automjetin dhe ka shoqëruar për në komisariat drejtuesin e mjetit, Altin Xhixho, i cili ka dhënë shpjegimet e tij lidhur me këtë aksident. Një grup hetimor është duke punuar për të zbardhur rrethanat në të cilën ndodhi përplasja.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›