E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani-Udineze, shumë afër pikës së “vdekjes”

Ngrijnë për momentin marrëdhëniet midis Erjon Bogdanit dhe Udinezes. Sulmuesi shqiptar është duke u stërvitur me Sienën, ndërkon që nuk tërhiqet nga shuma e kërkuar prej 750 mijë eurosh pagesë vjetore dhe kontratë tre vjecare. Udineze nga ana e saj nuk tërhiqet nga kontrata katër vjecare dhe ndalet në pagesën 500 mijë euro në sezon. Distanca midis ofertës së klubit italian dhe kërkesës së Bogdanit është shumë e madhe. Dje u bë një tjetër tentativë për arritjen e marrëveshjes por nga takimi doli "tym i zi".
Sa më shumë kalon koha aq më shumë zvogëlohen shanset që Udineze të bëj të sajin Bogdanin. Në shtëpinë bardhezi e vlersojnë shumë Bogdanin si një lojtarë më shumë vlera dhe gjithmonë në rritje. Bogdani në dy sezonet e fundit në Itali ka shënuar 28 gola, 17 me Veronën në Serinë B dhe 11 me Sienën në Serinë A.
Edhe klubi i Sienës nga ana e tij po përpiqet t'i mbushën mendjen lojtarit të tij për të pranuar kalimin te Udineze, teksa Siena do të përfitojë një shumë prej 3.5 milionë euro, por ka ndeshur në kmmbënguljen e Bogdanit që kërkon 750 mijë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›