Motora 125 cc/ Çeku Lukas Pesek fiton “pole” ne Gjermani

Ceku Lukas Pesek i skuderisë Derbi fitoi "pole position" në Cmimin e madh të Gjermanisë, në garën e dhjetë të Motobotërorit, gara zyrtare e të cilit do të zhvillohet diten e diel në cirkuitin e Sachsenring. Pesek xhiroi në kohën prej 1'27''064 dhe ia doli të fitonte konkurrencën me spanjollon Alavaro Bautista (Aprilia), njëheresh edhe lideri botërorit të motorave në klasin 125 cc. Në vendin e tretë doli italiani Matia Pazini (Aprilia) dhe në kë katërtin finlandezi Mika Kalio (KTM).
Rreshti i dytë me katër motorat e tjerë përbëhet nga spanjoli Nicolas Terol (Derbi), i pesti, dhe pas tij disa metra më pas janë Fabrizio Lai (Honda), hungarezi Gabor Talmacsi (Honda) dhe spanjolli Pablo Nieto (Aprilia).