Juventus/ Deshamps: “Me -30 pikë, Seria A e pamundur”

Trajneri i ri Juventusit, Didier Deshamps pohoi gjatë konferencës së tij të parë si teknik i bardhezinjve, se nëse Juve do të luajë në Serinë B duke e nisur me -30 pikë, rikthimi në Serinë A do të jetë shumë i vështirë. "Jam shumë krenar që jam zgjedhur për të drejtuar Juventusin. Më rikthen pas në të njëjtat vlera që kisha si lojtar, due më dhënë entuiazmin për punën dhe ambiciet. Rruga ëshët shumë e vështirë dhe do të përpiqem të kapërxej pengesat".
Në lidhje me vendimet e dhënë nga gjykata sporive, Deshapms, komnetoi: "Në këto momente nuk e di akoma se cila do të jetë pika jonë e nisjes, por për mua Juventus është një bluzë që përfaqëson shumë në Itali dhe Europë. Gjëja më e trishtuar është që humbet futbolli. Akush nuk e priste një vendim të tillë kaq të rëndë. Reagimi i parë yni ishte zhgënjimi dhe trishtimi i presidentit dhe i klubit. Në do të përpiqemi që ta cojmë sa më shpejt Juventusin aty ku e meriton, edhe pse me dënimim prej minus 30 pikësh do të ishte praktikisht shumë e vështirë"
Në lidhje me lojtarët që pritet të ketë në dispozicion për sezonin e e ri, Deshamps tha: "Për lojtarët do të shohim rast pas rasti. Fola me Del Pieron. Ai ka bërë një zgjedhje për të qendruar përjetësisht me Juven dhe shpresoj se do të qëndrojë. Është një flamur për skuadrën.
E njëjta gjë vlen edhe për Nedved. Nuk dua të përmend emra por dhe Kanavaro do të dëshroja të qëndronte, pasi përfaqëson një lider të madh".