Kreshnik Qato fiton me pikë kundër francezit 34-vjeçar Sylvain Touzet

Boksieri durrsak Kreshnik Qato fitoi sot nëmbrëmje me pike me francezin 34-vjecar Sylvain Touzet., në ndeshjen e zhvilluar në pallatin e sportit "Ramazan Njala" të qytetit të Durrësit, ku të pranishëm ishin edhe presidenti iRepublikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Bujar Leskaj si dhe kryetari i Bashkisë së qytetit të Durrësit, Lefter Koka, që para fillimit të takimit i dorëzoi Kreshnik Qatos medaljen e "Qytetarit të Nderit " të qytetit bregdetar.
Kjo ishte ndeshja e 18 e durrsakut 27-vjecar, ku tashmë ka 12 fitore dhe 6 humbje. Qato bëri një paraqitje shumë të mirë sidomos në dy raundet e fundit, ndërsa fitoren e ai e siguroi pas vendimit të gjyqtarëve të ndeshjes.
Kreshnik Qato kampion bote në versionin IBC në peshën super të mesme dhe pritet që ndeshja e tij e ardhshme të jetë ajo për titullin kampion të Anglisë.
Touezet në karrierën e tij në boksin profesionist ka zhvilluar 18 ndeshje ku ka regjistruar 6 fitore dhe 12 humbje, e 6-ta rresht kjo me Qaton
Qato posedon brezin e artë të International Boxing Council (IBC) dhe eshtë kampion në fuqi i Evropës Lindore në këtë version.
Boksieri shqiptar Qato renditet i 68 në botë në peshën e tij dhe i 579 në renditjen e përgjithshme botërore të boksit profesionist.
Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu priti në një takim të vecantë, boksierin shqiptar kampion të botës në peshën super të mesme të kategorisë IBC, Kreshnik Qato. "Ju, keni kryer detyrën e një ambasadori të vendit me anë të këtyre vlerave të mëdha, duke ngjallur ndjenjën e krenarisë dhe duke u bërë burim frymëzimi për të rinjtë adhurues të boksit profesionist", - u shpreh Presidenti.
Qato para pak ditësh nënshkroi një kontratë sponsorizimi me nënshkroi një kontratë njëvjecare me kompaninë "Hyldon Bullit Energy Drink" .