Inter/ Oliver Dakourt: “Ja përse zgjodha Interin”

Oliver Dakourt sot bëri prezantimin e tij zyrtar si lojtar i Interit. "E zgjodha Interin pasi akoma nuk ka fituar titullin dhe se dëshiroj të behem pjesë e këtij projekti të madh. Është një skuadër e madhe të cilën kam patur rastin ta vlerësoj dhe basti i vënë ngë trajneri Mancini për të fituar titullin është për mua një stimul i madh". Tekniku zikaltër deklaroi ditën e premte se skuadra më e rrezikshmë në kampionatin italian tani mbetet Roma, ku Dakourt ka luajtur deri në fund të sezonit të kaluar. "Roma, sigurisht që është një skuadër e madhe. Sezonin e kaluar bëri nëj sezon të mirë, por për momentin ka ndërruar shumë lojtarë. Tani mendoj vëtëm për Interin, pasi luaj këtu.